Po ëndërron rroba të thjeshta të cilat do të tregojnë anën tuaj aventureske të personalitetit? Koleksioni më i ri ‘Nasty Gal’ do t’ju ndihmojë të bëni ëndrrën tuaj realitet.
Simbolet si kryqi, gjethe, prerje të guximshme, janë vetëm disa nga elementet e stilit të paraqitur nga dizenjuesi Chloe Lecareux. Të veshurit thjeshtë mund të jetë një mënyrë më shumë efektive për të shfaqur siguri në vetvete. Kombinimi i rrobave me ngjyrën e zezë e bën çdo gjë të jetë në modë.
Dukeni shumë e thjeshtë me veshjen tuaj, nëse dëshironi ju mund ta intrigoni atë duke e kombinuar me aksesorë atraktivë. Madje edhe xhinset e shkurtra me modelin më të thjeshtë mund të krijojnë një stil mjaft tërheqës nëse kombinohen me aksesorët e duhur.
Byzylykët, unazat, rripat, syzet e diellit janë aksesorët kryesorë që spikat kjo markë. Eksperimentoni me këto ide paksa jokonvencionalë për të eksploruar anët e reja të personalitetit tuaj, në të njëjtën kohë edhe duke u argëtuar.
(LajmeShqip.com)
Monday, 18 June 2012 11:03 







