Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 20:00

Supermodele të veshura si mbretëresha të vërteta shfaqen në fotot e koleksionit më të fundit të Roberto Cavallit. Ky koleksion që përfshin veshje super seksi dhe elegante, syze, çanta, këpucë, siç duket ka premisa të jetë një ndër më te preferuarat e femrave moderne!


Për stinën e nxehtë që do vijë Roberto zgjodhi të merrte disa nga supermodelet më të njohura në botën e showbiz-it, si Naomi Campbell, Karen Elson dhe Kristen McMenamy e Daphne Groeneveld.

Fotografitë paraqesin koleksionin Pranverë 2012, tek i cili dominon ngjyra e arit, e cila tërheq plotësisht vëmendjen. Dhe në këtë rast, supermodelet dinë se si t’i ekspozojnë format e tyre pa qënë nevoja të jenë shumë provokuese.

(LajmeShqip.com)