Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 13:30

Koleksioni i çantave Louis Vuitton Pranverë/Verë 2012 nuk ka shumëllojshmëri stilesh të ndryshme, ka vetëm pak variacione të thjeshta, por janë shumë elegante dhe unike.

Marx Jacobs është një burrë shumë i talentuar. Koleksionet e tij për Louis Vuitton janë gjithmonë të ndryshme e plot ngjyra që rrezatojnë.

Koleksioni i stinës së kaluar ishte shumë agresiv dhe seksi. Ndërsa ky koleksion është shumë delikat, i lezetshëm dhe shumë femëror.

Materialet janë të buta dhe shik, ngjyrat kombinojnë me pothuajse çdo gjë. (LajmeShqip.com)