Tiranë – Bankat propozojnë ngritjen e një seksioni të veçantë pranë Gjykatave të Faktit për çështjet e ekzekutimit të garancive.
Andon Daka, Drejtor Juridik në “Credins Bank”, thotë se, takimi i djeshëm ndërinstitucional shënoi një hap të çmuar përpara për identifikimin e problemeve me ekzekutimin e kolateralit dhe për propozimin e masave përmirësuese.
Bankat sugjerojnë gjithashtu edhe kryrjen e trajnimeve të veçanta të gjyqtarëve për çështjet e ekzekutimit, për të formuar një trupë të specializuar në trajtimin e këtyre rasteve.
Një hallkë problematike në procesin e ekzekutimit të kolateralit janë edhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Janë evidentuar raste kur, në mënyrë të kundraligjshme, Zyrat e Regjistrimit lejojnë kryerjen e veprimeve me prona të bllokuara si garanci për kredi bankare. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 July 2011 15:25