Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 08:30

Uashington – Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i bëri thirrje Iranit që ta ndërpresë menjëherë pasurimin e uraniumit dhe theksoi se Teherani nuk ka asnjë motiv bazë për të arsyetuar prodhimin e uraniumit të pasuruar në institutin në Fordo, në afërsi të qytetit të shenjtë shiit Kum.

Klinton i bëri thirrje Iranit që t’i respektojë angazhimet ndërkombëtare në rajonin bërthamor.

Të hënën Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore konfirmoi se Irani ka filluar prodhim të uraniumit të pasur për me përqind në Institutin në Fordo, në rreth 150 kilometra në jugperëndim të Teheranit. Instituti gjendet nën një mal dhe vështirë mund të goditet me sulm ajror.

Në të njëjtën kohë ministri francez i Punëve të Jashtme, Alen Zhipe deklaroi se disa vende prodhuese të naftës janë të gathshme ta rrisin eksportin, përderisa BE-ja më 23 janar konfirmoi gatishmërinë të imponojë embargo mbi naftën e Iranit për shkak të programit të ri bërthamor.