Uashington – Forcat e regjimit të liderit libian Moamer Gadafi me siguri përdorin bomba klaster në sulmet ndaj civilëve, deklaroi sot sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
Libia mohon se armata qeveritare përdor bomba klaster në sulmet.
Klinton kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë amerikanëve në Libi, mes të cilëve janë edhe dy gazetarë. Xhejms Foli nga “Glob post” dhe Kler Morgana Xhilis, raportuese e “Atlantik” dhe “Ju Es Ej tudej” janë robëruar nga forcat e Gadafit më 5 prill.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të dy gazetarëve perëndimorë, Tim Heterington dhe Kris Hondros, të cilët humbën jetën dje në qytetin libian Misrata, i cili është nën rrethim të forcave qeveritare.
Friday, 22 April 2011 08:03