Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 09:59

Filmat e shekullit të kaluar mund të duken si një peizazh i huaj, por viti 1915 ishte viti kur lindi kinemaja. Filmat e shumtë në ekranet e mëdha dhe “Technicolor” kanë origjinën para 100 vjetësh.

Atë vit ishte shumë emocionuese të jesh filmbërës. Qëkur Florence Lawrence u bë aktorja e parë e filmit – më parë ajo njihej si “Biograph Girl” falë studios ku punonte – yjet e kultit e shtynë përpara biznesin e filmit.

Në vitin 1915 kinemaja kishte vetëm një vit që ekzistonte dhe Charlie Chaplin ishte yll në mbarë botën. Po atë vit ai krijoi personazhin e tij për filmin “The Tramp”, i cili do ta ndiqte deri në fund të karrierës, transmeton Koha Ditore shkrimin e Guardian.

Harold Lloyd dhe Douglas Fairbanks, këtyre dy burrave të shkathët të viteve ’20, rolet e para kryesore iu dhanë në vitin 1915. Loyd mund të ketë filluar me një akt si ai Chaplinit, por shumë shpejt ai e zhvilloi personalitetin dhe zotësinë që e bëri atë hero madhështor.

Fairbanks do të bëhej një prej yjeve të Hollywoodit, jo vetëm për filmat hit, por edhe për martesën me Mary Pickford. I biri i një krijuesi kapelash në Austri, kur arriti në Ellis Island, bëri hapin e parë para kamerës më 1915. Në vitet ’20 Erich von Stroheim do të bëhej i njohur si i “tmerrshmi” i Hollywoodit dhe në rolet si ushtar brutal gjerman.

Edhe gratë morën rolet më emocionuese në vitin 1915. Ishte viti i improvizimeve, kur audienca kënaqej me horrorët e antikitetit me gratë shtriga. Ylli më i madh i “Fox”, Theda Bara, nuk u soll mirë në shumë prej filmave hit, duke përfshirë punën e saj në rolin e një kanibali në “A Foll There Was”, ku ndër tjerash thotë: “Më puth, budallai im”.

Madje edhe artikujt në revista, që thoshin se nuk ishte vajzë e mirë, nuk e dëmtuan aspak.

Përgjatë Atlantikut, në Francë, “Les Vampires” i Louis Feuillade, krijoi yllin Musidora. Ajo portretizoi Irma Vep, këngëtaren e hajduten e kabareve. Ishte koha kur ShBA nisi të dominojë në aspektin global – rivalët evropianë ishin të shpërqendruar tek Lufta e Parë Botërore – dhe produksioni lëvizi nga bregu lindor në Kaliforni me studio masive siç është “Universal City”. “Triangle Motion Picture Company” ishte themeluar nga Thomas H Ince, DW Griffith dhe Mack Sennett. “Triangle…” kishte kontraktuar shumë yje të asaj kohe, duke nisur nga Lillian Gish deri tek Roscoe Arbuckle.

Në vitin 2015, “Technicolor Corporation” u themelua me qëllim të arritjes së diçkaje e cila në vitet ’10 u konsiderua e pamundur: imazhe lëvizëse me ngjyra. Kompanisë iu deshën vite që të arrijë këtë, por ndërkohë procesi i “Technicolor” i dha një hov filmave të viteve ’20.

Janë pesë filma të mëdhenj të vitit 1915 që na bëjnë të kuptojmë më mirë atë kohë. I pari është “The Cheat” nga Ceceile DeMille. Fannie Ward është Edith, një grua e cila luan kumar me fondin e saj të bamirësisë. “The Cheat” është një melodramë sensacionale, por me skenar të cunguar dhe paksa të pacipë.