Pekin – Si rezultat i avarisë, 40 minatorë mbetën të bllokuar në minierën për thëngjill në provincën jugperëndimore kineze Junan, transmetuan agjencitë botërore, duke e cituar agjencinë shtetërore kineze.
Ka filluar operacioni i shpëtimit.
Ende nuk janë të njohura arsyet për avarinë, që ka ndodhur në minierën Sanxuan, në qarkun Shixun.
Në minierat kineze shpesh herë ka fatkeqësi. Në vitin e kaluar, sipas statistikës zyrtare, në Kinë e humbën jetën 2.433 minatorë, ose më shumë se gjashtë persona në ditë.
Organizatat joqeveritare, megjithatë, konsiderojnë se numrat e vërtetë janë më të mëdhenj, transmetojnë agjencitë.
Thursday, 10 November 2011 09:35