Pekin – Kina pret që vitin e ardhshëm do të vihet deri te rritja e numrit të kontesteve tregtare për shkak të krizës në tregun global të shkaktuar nga problemet ekonomike në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, deklaroi në Gjenevë ministri kinez i Tregtisë, Çen Deming.
Çen në konferencën për shtyp me ministrat e tregtisë të anëtarëve të BRIKS (Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës) theksoi se ekziston mundësia që në vitin 2012 të vijë deri tek intensifikimi i protekcionizmit tregtar për shkak të problemeve në tregun botëror.
“T’i shikojmë shtetet rreth nesh, për shembull Evropën dhe SHBA-në. Të gjithë do të ballafaqohemi me problemet e tyre”, shtoi Çen.
Në Gjenevë nesër do të hapet konferenca e ministrave treditore e Organizatës Botërore Tregtare, e cila organizohet çdo dy vjet.
Ndërkohë z/ministri amerikan i Financave , Lael Brainard theksoi se Kina ka më pak se një dekadë që ka kontroll të ekonomisë së saj dhe se duhet të mbrojë rritjen ekonomike afatgjate, e cila lulëzon falë fuqisë së lirë të punës.
Brainard theksoi se autoritetet në Pekin urgjentisht duhet t’i nxisin inovacionet teknologjike dhe ta mbrojnë pronësinë intelektuale.
“Kina afrohet nga fundi i një numri të madh të faktorëve kryesor të fuqisë së saj në sferën e konkurrencës. Orari i gjatë i punës, pagat e ulëta, vëllimi i madh i investimeve… Kina nuk do të mund të vazhdojë të realizojë rritje mbi bazë të faktorëve të tillë”, vlerësoi Brainard në konferencë për shtyp në Uashington.
Thursday, 15 December 2011 11:53