Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 09:20

Pekin – Kina është e gatshme për veprim të përbashkët me Këshillin për bashkëpunimin e vendeve arabe në Gjirin Persik, për gjetjen e zgjidhjes politike të krizës në Siri, deklaroi i dërguari special i vendit në Arabinë Saudite, i cituar nga agjencitë botërore.

“Kina e vlerëson shumë rolin e Këshillit në rajon dhe është e gatshme për punë të përbashkët për zgjidhjen e drejtë dhe të qetë të krizës politike në Siri”, deklaroi i dërguari special i Kinës dhe ndihmës ministri i Punëve të Jashtme, Çan Min në takimin me sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim.

Min deklaroi se Pekini insiston për shkurtimin e shpejtë të dhunës, garantimin dhe mbrojtjen e qytetarëve, dorëzimin e ndihmës humanitare dhe ruajtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Sirisë.

I dërguari special i Kinës do të vizitojë Egjiptin dhe Francën lidhur me krizën siriane.