New York City – Megjithëse nuk janë parë të bëjnë pazar bashkë, Kim Kardashian dhe Lady Gaga duket se ja kanë vënë syrin të njëjtit fustan, atij të Salvatore Ferragamo.
Ishte Lady Gaga ajo që u shfaq për herë të parë me këtë veshje më 1 gusht. Këngëtarja 25 vjeçare e këngës “You and I” e ka veshur këtë fustan duke e kombinuar me të gjithë aksesorët e mundshëm, në të njëjtin model.
Ka qënë Kim Kardashian që është shfaqur me këtë fustan dje, më 7 tetor në New York City. 30 vjeçarja e “Keeping Up with the Kardashians” u komplimentua për kombinimin e saj me bardhëezi dhe aksesorë të zinj, këpucë dhe çantë të zeza me flokët e kapur bishtkali.
Kush mendoni se është kombinuar më mirë? (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 14:20 