Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, ka deklaruar se ajo dëshiron që t’i kërkojë falje ish-bashkëshortit të saj, Kris Humphries, për dhimbjen që i ka shkaktuar.
Në promon e episodit të ri të emisionit Keeping UP With the Kardashians që transmetohet të dielën mbrëma sipas kohës lokale amerikane, Kim shihet duke u rrëfyer për martesën e saj 72 ditore me Kris Humphries, duke thënë se dëshiron që të flasë me të në Skype.
Më shumë se martesa e tyre zgjati divorci. Për rreth një viti Humphries e mbajti pezull divorcin duke mos pranuar dhe madje duke kërkuar dëmshpërblim, derisa para pak kohësh ai vendosi të heqë dorë dhe ta lë të lumtur Kimin, e cila tashmë ka lindur fëmiun e parë më Kanye West.
“Më brengos fakti se ai ndjen thellë në zemër se nuk e kam dashur. Ka gjëra që unë do të doja t’i them, si p.sh: ‘E di çfarë, më vjen keq që të lëndova. Më vjen keq nëse ndjen se është dashur të komunikojmë më mirë për divorcin”.
“Unë dua të kthej kohën prapa, të veproj më mirë. Vërtet dua, unë dua të kërkoj falje për këtë, por nuk do të thotë se se kam ndërgjegjen e pastërt apo zemrën të pastërt, unë dua që ai të ndihet mirë”, ka thënë Kim në promon e emisionit të ri për Kris Humphries.
Monday, 22 July 2013 16:06