Lajme Shqip Saturday, 09 February 2013 09:46

Një gjykatës në Kili ka kërkuar që të zhvarrosen eshtrat e poetit Pablo Neruda.

Fituesi i çmimit Nobel, kishte vdekur 12 ditë pas një grusht-shteti ushtarak në Kili, në vitin 1973. Familja e tij gjithmonë ka qëndruar prapa asaj se poeti vdiq nga kanceri në moshën 69 vjeçare, raporton BBC.

Ndërkohë autoritetet e Kilit që nga viti 2011, kanë filluar një hetim për vdekjen e tij, nën dyshimet se ai ishte helmuar.

Data e zhvarrosjes së eshtrave të Nerudës, nuk është bërë e ditur.