Banori kontrovers nga Peja, që u bë i famshëm nga spektakli i fundit i ‘’Big Brother’’, duket se vazhdon karrierën përsëri si “showman” në një televizion në Kosovë.
E pasi spektaklet atij i kanë shkuar shumë për dore, këtë herë Kika po surprizon publikun atje me një program të ri që ka vetëm tri javë transmetim.
‘’Spektakli televiziv ‘Kika show’ është spektakël, i cili realizohet nga televizioni ‘First Channel’ dhe transmetohet çdo javë. Ai është reality-show që sjell në garë modelë e modele, këngëtarë, sportistë e politikanë dhe nga analistët e mbrëmjes shpallen fituesit. Moderohet nga unë dhe përcillet me shumë vëmendje në Kosovë dhe që zyrtarisht fut Kikën në vazhdimësinë e spektakleve’’, thekson kështu Kika në bisedën e tij për panorama.
Tuesday, 13 October 2015 08:22 
