Prishtinë- Përfaqësues të KFOR-it do të takohen sot në Zveçan me serbë në veri, për të shqyrtuar mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje afatgjatë për lëvzijen e lirë të automjteve të EULEX-it në atë zonë.
Serbet në veri kanë penguar përsëri një kolonë të automjeteve të EULEX-it në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, duke shkaktuar kështu bllokimin e rrugës për disa orë.
Dhjetra serbë ndaluan dje automjetet e misionit europian që të kalojnë në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.
Menjëherë pas bllokadës së rradhës ushtarë bullgarë të KFOR-it vendosën një pikë kontrolli në hyrje të fshatit Zhitkovc që çon në drejtim të vendit ku është ngritur bllokada dhe kanë filluar të kontrollojnë në detaje secilin automjet dhe person që ka lëvizur në këtë drejtim.
Më pas serbët e pakënaqur me aksionin e KFOR-it, janë tubuar rreth pikës së kontrollit, ndërkohë që pati dje bisedime mes përfaqësuesve të EULEX-it dhe të ashtuquajturit kryetar të komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiç rreth zgjidhjes së problemit. (LajmeShqip.com)
Friday, 09 March 2012 11:18