Lajme Shqip Monday, 05 October 2015 11:43

    

Elvana Gjata, që së fundi është bërë bionde, në një foto të re të postuar në Instagram nuk e ka vënë fokusin tek ky ndrishim.

Ajo ka treguar edhe njëherë linjat perfekte në profil. E veshur me komplete të kuqe e të hapura në mes, të stilizuara nga disenjatori Valdrin Sahiti, shfaqin këngëtaren nga Shqipëria në mënyrën çfarë fansat e saj dëshirojnë që ta shohin, transmeton Koha.net.

Kënga e fundit e Elvana Gjatës, është “Love me love me”, e bërë rreth dy muaj më parë, e xhiruar në Prizren. Ky hit veror, prej 14 korrikut kur është postuar në youtube ka mbledhur rreth 14 milionë klikime.