Lajme Shqip Tuesday, 08 May 2012 11:00

Jeni lodhur me fytyrën tuaj e cila shpesh herë ka puçrra të padëshirueshme? Zgjoheni në mëngjes dhe nuk ju pëlqen ajo çfarë ju shikoni në pasqyrë? Epo, atëherë ne do t’ju japim sot disa këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e gjëndjes suaj…

1. Nëse përdorni fondatintën atëherë ju këshillojmë që të përdorni një fondatintë për lëkurë të yndyrshme. Mbase ju nuk e dini, por ka fondatinta për të gjitha tipet e lëkurës, edhe pse gjëja më e mirë do të ishte të mos e aplikoni fare në fytyrë.

2. Një mënyrë tjetër efektive që të ndalësh aknet (puçrrat), është të vini një pako akulli në vendin e infektuar pas çdo 20 minutave, ose edhe më gjatë, dhe ta mbash aty për një kohë të gjatë deri sa të vëreni ndryshime. Besoni, do ta dalloni vërtetë ndryshimin!

3. Një mënyrë e vjetër që ende përdoret për të ndalur aknet (puçrrat), është të vendosni pak pastë dhëmbësh në vendin ku keni puçrrën dhe ta lini deri sa të thahet.

4. Asnjëherë mos e shtrydhni apo ngacmoni puçrrën, pasi kështu vetëm se do e acaroni më tepër fytyrën. (LajmeShqip.com)