Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 20:37

Shumë nga njerëzit që gërhasin gjatë natës mendojnë se pozicioni që mbajnë gjatë gjumit apo një jastëk më shumë për të rehatuar kokën, do t’u vinte në ndihmë. Por nëse nuk ka shkaqe shëndetësore, ky shqetësim si për atë që gërhet, edhe për atë që e dëgjon, mund të parandalohet edhe me mënyra të tjera.

Kështu, këshillohet që para gjumit të shmangen në mënyrë kategorike pijet alkoolike, të paktën 4 ose 5 orë para gjumit. Sigurisht që kilet e tepërta e favorizojnë gërhitjen, por ju mundohuni që gjatë vaktit të mbrëmjes të shmangni së paku ushqimet e rënda dhe me erëza.

Specialistët këshillojnë që para gjumit dhoma të ajroset dhe në të të ketë një nivel të caktuar lagështire. Sipas tyre, një numër i njëjtë orësh gjumi, çdo natë, është një tjetër faktor që ndikon pozitivisht në shmangien e “muzikës” së pavullnetshme gjatë gjumit.