Me ardhjen e stinës së dimrit shtohet rreziku për të kaluar probleme shëndetësore me aparatin e rrugëve të frymëmarrjes. Por, megjithatë ekzistojnë disa thënie jo të vërteta rreth ftohjes.
Imunitet i dobët, ftohje më e madhe…
Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i veprimit destruktiv të virusit, por mënyra se si reagon sistemi juaj imun. Në të vërtetë, simptomat e forta të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, dhe jo të dobësuar.
Vitamina C shëron ftohjen…
Më shumë se 30 hulumtime shkencore, në më shumë se 10.000 njerëz të testuar, kanë vërtetuar se marrja ditore e vitaminës C nuk e ndalon ftohjen. Ndikimi i tij pozitiv konsiston në zvoglimin e kohëzgjatjes së simptomave.
Alkooli…
Një apo dy gota alkool në ditë, në të vërtetë mund ta zvogëlojnë mundësinë e ftohjes, kanë treguar hulumtimet e njësisë për ftohjet në Salisburg. Personat që nuk konsumojnë asnjë lloj alkooli janë më të ndjeshëm për t’u ftohur. Ende nuk është e sigurt, por supozohet se efekti dezinfektues mund të jetë arsyeja që ndikon pozitivisht në këtë rast.
Ftohja përhapet me puthje…
Mund të putheni lirshëm me personin që është i ftohur dhe nuk do të sëmureni! Pjesa më e madhe e vurisëve të ftohjes i takojnë familjes rinoviruse dhe ata rrallëherë hyjnë në organizmin tonë përmes gojës, theksojnë hulumtuesit e fakultetit te Mjekësisë në Universitetin Wisconsin.
Të moshuarit ftohen më shpesh…
Jo, jo! Ndjeshmëria në ftohje zvoglohet me kalimin e viteve. Kështu që, personat më të vjetër se 50 vjet ftohen më rallë sesa adoleshentët. Pse? Personat e moshuar gjatë jetës së tyre i nështrohen shumë lloje virusesh dhe ftohjesh, kështu tek ata janë zhvilluar antitrupat për virusat e zakonshëm që shkaktojnë ftohjen. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 14:11 
