Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 09:54

Furnizuesi Publik me Energji Elektrike (KESCO) i ka lënë për gjashtë ditë pa rrymë familjet në një objekt në Skenderaj, të cilin Komuna ka marrë vendim ta rrënojë, por që gjykata nuk e ka konfirmuar pasi pronarët janë ankuar për padrejtësi, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm pas gjashtë ditësh KESCO ka dërguar ekipin e vet për të bërë rikyçjen në rrjetin e energjisë elektrike, pasi u bë e qartë se pa vendim të gjykatës rrënimi nuk mund të bëhet ligjshëm.

Banorët tregojnë se të enjten e kaluar, më 8 tetor, pasi Komuna u detyrua të tërhiqet nga rrënimi, ata janë ankuar tek furnizuesi publik me rrymë dhe kanë kërkuar rikyçjen në rrjetin e energjisë elektrike, por KESCO nuk ka dërguar ekip duke i lënë këta konsumatorë të vet pa rrymë për gjashtë ditë.