Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 16:11

Tiranë – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin me 25 vjet burg për të pandehurin Bujar Gashi, i dyshuar si anëtar i ‘Bandës së Durrësit’.

Në seancën e zhvilluar sot ne Gjykatën e Krimeve të Rënda, përfaqësuesi i prokuroisë shpalli konkluzionet hetimore për të pandehurin Gashi, i akuzuar për disa vepra penale si vrasje dhe pjesmarrje ne organizate kriminale.

Duke lexuar pretencën, përfaqësuesi i prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin e të pandehurit  Gashi  me 25 vjet hqje lirie.

Bujar Gashi,  u ekstradua ne vitin 2009 nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia jonë,  i dyshuar si anëtar i ‘Bandës së Durrësit”.

“Banda e Durrësit’, akuzohet për një sërë veprash të rënda penale si vrasje  e trafiqe ilegale,  të ndodhura vite me parë në vendin tonë. Shumë nga anëtarët e dyshuar të kësaj bande janë arrestuar në operacione të ndryshme të policisë së Shtetit dhe  prokurorisë, pas vitit 2005.