Lajme Shqip Thursday, 01 October 2015 16:42

Pothuajse të gjitha top-modelet kanë zbarkuar në qytetin e modës franceze, Paris.

Së bashku me ta edhe paparacët do të ndjekin nga së afërmi javën e modës në Francë.

Ajo që ka arritur të merr vëmendjen e mediave botërore që në ditën e parë të javës së modës ishte bukuroshja Kendall Jenner, e cila ishte në një darkë me kolegen, Gigi Hadid.

Kendall kishte shkuar në këtë darkë me një fustan të tejdukshëm të zi i koleksionit më Balmain, ndërsa në sy kanë ra edhe të brendshmet e bukuroshes 19-vjeçare amerikane.