Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka mohuar kategorikisht mundësinë që Policia e Kosovës ka ndihmuar opozitën që të sigurojë dhe fusë në Kuvend gaz lotsjellësin.
Kelani tha se deklarata e shefit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca se policia i ka ndihmuar të sigurojnë gaz lotsjellësin është e pavërtetë.
Ai tha se deklarata e tillë është tendencioze me qëllim të diskreditimit të profesionalizmit të policisë.
Kelani këtë e quajti ‘luftë speciale’ kundër Policisë së Kosovës.
Ai tha se Policia do të veprojë sipas autorizimeve dhe është në gjendje gatishmërie për çdo situatë.
Thursday, 15 October 2015 11:34