Athinë- Komisioni Evropian kërkon nga Greqia që të arrijë marrëveshje me kreditorët privat për shlyerjen e një pjese të debisë greke, që të mund vendi të nënshkruajë marrëveshje për kredi të re, shkruan sot gazeta “Etnos”.
Gazeta thekson se negociatat midis kreditorëve privat dhe Qeverisë greke në lidhje me këtë çështje janë shumë të vështira.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gjermania dhe Greqia theksuan se do të mund të arrihet deri te shlyerja e detyruar e 80 për qind të debisë. Bankierët druajnë se kjo mund të sjellë deri në jostabilitet, si në Greqi ashtu edhe në eurozonë, për shkak të kontesteve të mundshme gjyqësore nga ana e kreditorëve privat.
Zëdhënësi i KE-së Olivie Bai shtoi se negociatat midis Qeverisë së Athinës dhe treshes inspektuese nga BE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja do të rikuperohen kah mesi i muajit, duke shfaqur shpresë se ata do të përfundojnë sa më shpejtë.
Greqia duhet të nënshkruajë marrëveshje për kredinë e dytë të shpëtimit, e premtuar nga eurozona kah fundi i muajit tetor të viti të kaluar, në vlerë prej 130 miliardë euro deri në vitin 2015.
Athina shpreson se negociatat me kreditorët privat për pjesëmarrje në mënyrë vullnetare në shlyerjen e një pjese të debisë të sjellin ulje prej 100 miliardë euro.
Wednesday, 04 January 2012 17:30