Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:32

Astana – Dy persona e kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të automobil-bombës në afërsi të ndërtesës së Komitetit për siguri kombëtare në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Njësitë për teknikë kriminele, në vendin e incidentit zbuluan automobil “Audi” dhe trupa të dy personave, të cilët janë ngritur në erë nga shpërthimi i fuqishëm. Janë gjetur edhe dokumente të kirgistanezëve, Dmitrij Kelpler (49) dhe Ivan Çeremuhin (26), i cili është i dënuar.

“Sipas informatave të para, dy personat kanë humbur jetën gjatë aktivizimit të rastësishëm të mjetit shpërthyes pa elemente shtesë shkatërruese, si gozhda”, tha zëdhënësi i MPB-së kazakistaneze, Nurdilda Oraz.

Sipas Ministrisë, nuk ka indikacione për sulm terrorist, por megjithatë do të kryhet ekspertizë dhe do të zbatohet hetim.