Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 09:49

Kazabllanka – Policë marokenë me motorrë dhe të armatosur me shkopinj, u përplasën në mijëra demonstraues që t’i shtypin protestat e aktivistëve për demokraci në qytetin më të madh të Marokut, Kazablanka.

Protesta të këtilla janë shtypur edhe në Sale, si dhe para ndërtesës së Parlamentit në kryeqendrën Rabat një ditë më parë.

Mbreti Mohamedi i Gjashti emërtoi një komision, i cili do të përgatisë ndryshim në Kushtetutë, që të realizojë reforma.

Demonstruesit kërkojnë më shumë të drejta demokratike, liri dhe standard më të lartë jetese. Ata bënë thirrje për kushtetutë demokratike, popullore, e jo të përbërë nga njerëz të mbretit.