Lajme Shqip Wednesday, 26 February 2014 15:42

Një burrë nga Bradford-i Anglisë që i përket fesë myslimane, ka kërkuar që të  fshihet videoja e këngëtares amerikane Katy Perry, nga portali social You Tube.

Nëpërmjet kësaj kërkese ai paraqet arsyetime që për të janë të papranueshme, pasi në videon më të re të këngëtares, në varësen e njërit prej djemve që e shoqëron këtë të fundit në klip, ka të gdhendur në të emrin Allah.

Kjo gjë përbën një papranueshmëri për anglezin, i cili kërkon që medoemos kjo këngë të fshihet nga You Tube.

Forma online ka tërhequr pothuajse 40 000 nënshkrime nga vende të botës, të cilat miratojnë arsyetimin e sipërpërmendur, duke përfshirë vende si Australia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Bangladeshi. 

Në ankesë,  Iqbal (kontestuesi i videos) tha: “Videoja ka sjell polemika të shumta lidhur me faktin që emri i Allahut ndodhet në varësen e djalit.

“Kjo është arsyeja se pse unë kundërshtoj ndaj kësaj gjëje,  në mënyrë që njerëzit nga sferat e ndryshme të jetës, feve të ndryshme dhe nga pjesë të ndryshme të botës, pajtohen se videoja promovon papranueshmëri. Duke përdorur emrin e Perëndisë në një mënyrë të parëndësishme dhe të papëlqyeshme nga audienca, do të konsiderohet e papërshtatshme nga çdo fe”- është shprehur ai. 

Pas nënshkrimit të peticionit, Iqbal tha:  “Është e turpshme që ju lejojnë marrëzira të tilla, ju duhet të shikoni kuptimin e fjalës në mënyrë të detajuar dhe të qartë “.