Lajme Shqip Saturday, 22 October 2011 09:08

Këngëtarja Katy për momentin ndodhet në Angli për një sërë koncertesh që do të mbajë atje. Siç është shprehur, këngëtares i jep mjaft kënaqësi vizita në Londër, pasi atje ajo mund të konsumojë një nga ushqimet e saj më të preferuara.

“Unë kam shumë dëshirë të shkoj në Londër, pasi atëherë mund të ha edhe groshë të pjekur. Atje kapërdisem dhe kur ulem nuk di të çohem. Madje sa që ndonjëherë kam frikë se mos shpërthejë si ndonjë fishekzjarrë duke ngrënë veç groshë të pjekur. E megjithatë, unë i dua shumë groshët!”, ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)