Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 18:26

Athinë- Gjermania viteve të fundit është kapluar nga një valë e emigrantëve grekë, publikoi gazeta athinase “Katimerini”, duke theksuar se vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2011 numri i grekëve të cilët kanë emigruar në shtetin më të zhvilluar evropian është rritur për 84 për qind.

Bum të emigrantëve grekë ka në krahinën më jugore të Gjermanisë Bavari, ku vetëm në kryeqytetin e saj Mynih jetojnë rreth 23.000 grekë.

Sipas “Katimerinit”, pjesa më e madhe e të zhvendosurve të rinj grekë në gjermani janë të rinj të cilët nuk mund të gjejnë punë në Greqi.

Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar gjithsej 79.000 grekë kanë shtruar kërkesa për punësim në ndonjërën prej vendeve evropiane. Gjatë vitit 2010, numri i grekëve të cilët kanë kërkuar punë në anëtaret e BE-së ka qenë 46.000, thekson “Katimerini”.