Modelja dhe prezantuesja e famshme e Anglisë, Katie Piper, ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj mbrëmë në TV Choice Awards.
27 vjeçarja e cila drejton organizatën e saj të bamirësisë për njerëzit me shpërfytyrime nga aksidentet, ka mahnitur të gjithë me prezencën e saj mes të gjithë personaliteteve të ftuar.
Katie e cila deri në moshën 24 vjeçare punonte si prezantuese dhe modele, ka vuajtur nga djegie të shkallës së tretë, duke humbur qepallat e saj, gjysmën e veshit të majtë dhe pjesën më të madhe të hundës.
Sytë e saj, goja, gjuha, ezofagu, krahët, duart dhe qafa ishin djegur aq keq, sa që ekipi mjekësor nuk kishte parë ndonjëherë lëndime të këtij niveli në një person të vetëm!
Karriera e saj u shkatërrua nga ish i dashuri 35 vjeçar Danny Lynch, në vitin 2008.
Ai e sulmoi atë me acid sulfurik në fytyrë dhe për këtë ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Katie pasi i është nënshtruar 80 operacioneve plastike, sot gëzon një pamje mjaft mbresëlënëse, pavarësisht se shikimin në syrin e majtë nuk mundi ta rifitojë dot më. Mbas tragjedisë së saj, ajo ngriti një fondacion në ndihmë të njerëzve me shpërfytyrime nga aksidente të ndryshme.
Një ndër donatorët në fondacionin e saj ëshë Simon Cowell.
Megjithëse karriera e saj si modele ka avulluar prej kohësh, ajo sot ndihet mjaft krenare që fondacioni i saj po ecën më së miri. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 September 2011 14:26 