Tetë vite pas përfundimit të dramës për adoleshentë “Dawson’s Creek”, Katie Holmes rrëfen se do t’i pëlqente t’i rikthehej sërish stafit të vjetër për të përcjellë ngjarje të reja të ribashkimit të tyre.
“Do të ishte shumë argëtuese,” ka thënë Katie që luante rolin e Joey Potter. “Jam argëtuar aq shumë gjatë xhirimeve të atij seriali dhe i kam dashur që të gjithë aq shumë, sa që edhe sot i kujtoj plot emocion!”
Një ribashkim i tyre do të thoshte që ta shinim Holmes përkrah James van der Beek, Michelle Williams dhe Joshua Jackson. Një ribashkim të cilin nuk është e vetmja që e dëshiron! Michelle Williams, që në film luan rolin e Jen Lindley, ka thënë më parë se një ribashkim i grupit do të ishte projekti që do t’i përkushtohej me më shumë kënaqësi.
Po juve, a do t’ju pëlqente të shikoni seri të reja të “Dawson’s Creek”? (LajmeShqip.com)
Friday, 11 November 2011 14:10