Ndërkohë që femrat ngarkojnë veten e tyre me komplekse të panevojshme lidhur me trupin e tyre, celulitin dhe kilogramët e tepërt, edhe meshkujt nuk janë më të pakët me shqetësimet e tyre, veçanërisht kur është fjala për seksualitetin e tyre.
Celuliti dhe kilogramët e tepërt nuk janë kompleksiteti i meshkujve, tjetër kund qëndrojnë komplekset e tyre…
1- Madhësia e organit seksual
Kompleksi i përjetshem i gati çdo mashkulli është pikërisht në madhësinë e krenarisë së tyre. Gara dhe krahasimi i përjetshëm fillon që në shkollë dhe vazhdon gjatë gjithë jetës. Megjithatë, madhësia nuk është garanci e kënaqësisë. Prandaj, meshkujt këshillohen që të informohen për teknikat e shumta të joshjes dhe zgjimit të pasionit, për të cilat partnerja e tyre do t’u jetë shumë mirënjohëse.
2- Xhelozia
Atë që mashkulli dëshiron të dijë me çdo kusht është nëse partnerja e tij ka pasur jetë seksuale edhe para tij, apo jo. Xhelozia për ish-partnerët seksualë është e shpeshtë, por në të vërtetë e panevojshme dhe e pajustifikueshme.
3- Dominimi
Shumica e meshkujve konsiderojnë që pikërisht ata duhet të udhëheqin lojën. Nëse me të vërtetë dëshironi ta shijoni pasionin, lejojini partneres të tregojë çfarë di dhe do t’ju befasojë me gjëra interesante, të cilat do t’ju çojnë deri në kulm të pasionit.
4- Krahasimi
“A jam më i mirë se të tjerët?” është pyetja në të cilën shumë meshkuj çdo ditë janë në kërkim të përgjigjes. Edhe pse gara është në gjenet e tyre, është e rëndësishme të dihet që femra e dashuruar vërtet nuk mendon në atë mënyrë dhe se bërja e dashurisë varet nga ndjenjat dhe pasioni. Teknika përvetësohet me kalimin e kohës, veçanërisht kur partnerët janë në lidhje më të gjatë.
Monday, 09 January 2012 20:30 