Lajme Shqip Sunday, 09 October 2011 11:41

Islamabad – Katër shtetas të SHBA-së janë arrestuar në Pakistan pas akuzave për spiunazh, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar mediave lokale.

Ata janë arrestuar dje në afërsi të drejtpërdrejt të bazës ushtarake në qytetin Xhelam, në provincën lindore Penxhab.

Autoritetet pakistaneze dhe amerikane po përmbahen nga komente për rastin.

Arrestimet e shtetasve amerikanë në Pakistan janë kryer gjatë acarimit serioz të marrëdhënieve midis dy vendeve pas vrasjes së liderit të Al Kaedas, Osama bin Laden, në operacionin e fshehtë amerikan në territorin pakistanez, në fillim të majit të këtij viti, theksojnë agjencitë.