Edhe princeshat nuk janë perfekte!
Të mërkurën Princesha Kate udhëhoqi për herë të parë angazhimin e saj të parë vetëm, si një përfaqësuese mbretërore. Një mbrëmje në Clarence House, gjatë së cilës i ka mahnitur të gjithë të ftuarit me aftësinë dirigjuese mjaft shoqërore dhe të thjeshtë.
Por kjo ngjarje nuk doli paq me kaq! Pavarësisht performancës së saj të mrekullueshme dhe veshjes rrezatuese të Amanda Wakeley, syrit të spektatorit diçka nuk i ka pëlqyer! Pas publikimit të fotove të Princeshës, në kokë ju dallua një shenjë që shumë gazetarë ja komentuan si gjurmët e shtimit të flokëve me extensions.
Por Pallati Mbretëror e ka përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm, duke bërë të ditur se ajo shenjë është gjurmë e një ndërhyrjeje kirurgjikale që në fëmijëri. Sigurisht, për të ruajtur privatësinë e tyre, ata nuk kanë komentuar asgjë më shumë rreth kësaj shenje.
Me sa duket, Dukesha e Kembrixhit ka edhe diçka tjetër të përbashkët me burrin e saj Princ William, një shenjë në kokë që nga vitet e fëmijërisë.
Kur William ka qenë 13 vjeç, ai pësoi një të çarë në ballë pas një incidenti në klubin e golfit. Në një intervistë të bërë nga një pacient i ri me kancer, në spitalin Royal Marsden, në vitin 2009, Williami i pati shpjeguar:
“Kjo është një shenjë që unë e quaj Harry Potter, pikërisht këtu,” duke ja treguar me gisht shenjën në kokën e tij. “E quaj kështu pasi ndonjëherë zmadhohet dhe njerëzit e vënë re, dhe ndonjëherë nuk e dallojnë fare!” (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 12:18