Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 16:23

Ka edhe nga ata VIP-a që e vlerësojnë bukurinë natyrore, madje që e kanë krijuar edhe ‘ligën’ e tyre.

Është për t’u admiruar iniciativa e tyre. Aktorja angleze Kate Winslet tregon se kur mblidhet me shoqet e ‘grupit’ të saj, flasin e stërflasin për të gjithë ato vipa që shfaqen me fytyrë perfekte. Ajo është shprehur:

“Jam krenare për linjat e mia natyrore dhe dua të luftoj kundra këtij presioni që Holliwoodi po i infekton njerëzit e famshëm për t’ju nënshtruar ndërhyrjeve plastike. Nuk do të heq dorë kurrë! Është diçka kundra moralit tim dhe asaj çfarë prindërit më kanë edukuar, që të konsideroj të bukur atë çfarë është natyrale. Unë jam një aktore dhe nuk më pëlqen idea që të ngri buzëqeshjen time në fytyrë.”

Shoqet e saj të këtij grupi janë Emma Thompson dhe Rachel Weisz. Fituesja 52-vjeçare e çmimit Oscar, Thomson ka thënë:

“Nuk e kuptojë se çfarë u shkon ndër mënd këtyre femrave?! Të gjitha janë përfshira nga mania për t’u dukur si 30-vjeçe, në një moshë që janë 60-vjeçe!”.

Ndërsa Weisz 41-vjeçare ka thënë: “Njerëzit që duken perfekt nuk do të thotë që duken seksi apo veçanërisht të bukur.”

Por fatmirësisht, këto nuk janë të vetmet që kanë këtë mendim, pamvarësisht se janë të vetmet që kanë krijuar grupin kundra plastikës. Për nga bukuria natyrale u bashkohen edhe Sharon Stone, Meryl Streep dhe Glenn Close.

Shikojini edhe ju fotografitë; megjithëse me rrudhat e moshës ato duken më të bukura. (LajmeShqip.com)