Revista e pёrjavshme “In Touch” ka futur nёn ethe tё gjithё popullin e Britanisё, adhuruesit e Princit dhe Princeshёs me lajmin qё ka publikuar.
Sipas disa thashethemeve qё vinё nga oborri mbretёror thuhet se Camilla Parker-Bowels ka pёrshpёritur diku se Kate Middleton nuk mund tё ngelet shtatzёnё. Dhe agjentёt qё punojnё pёr kёtё revistё ka nisur kёrkimet e tyre, prej tё cilave kanё zbuluar nga doktori i vetё princeshёs se ajo nuk mund tё ngelet shtatzёnё.
Duket se arsyeja e kёsaj shterpёsie janё problemet shёndetёsore qё ajo ka patur kur ka qёnё e vogёl.
Por sipas rregullave mbretёrore çifti nuk mund tё adaptojё fёmijё, pasi pasardhёsi duhet tё ketё gjak blu dhe lidhje me familjen mbretёrore.
Nё qoftё se kёto thashetheme vёrtetohen, kjo gjё do tё jetё njё goditje e madhe pёr familjen mbretёrore pasi ato thyejnё traditёn e gjatё prej 200 vitesh, sipas tё cilёs nusja duhet tё ngelё shtatzёnё qё nё muajt e parё tё martesёs.
Shumica e mediave serioze mendojnё se ky ёshtё thjeshtё njё thashethem, pasi mjekёt pothuajse asnjёherё nuk japin informacion konfidencial nё media. Disa mendojnё se ёshtё thjeshtё njё çёshtje gazetareske duke qёnё se çifti ёshtё ende nё fokus tё mediave.
Dhe ashtu qoftё, sepse do tё ishte vёrtetё gjynah pёr kёtё çift qё ka qёnё shembull pёr shumё vipa dhe njerёz tё thjeshtё me historinё e tyre tё dashurisё!
Saturday, 21 May 2011 10:09