Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 10:47

Londër – Megjithëse bota vazhdon të jetë e fiksuar mbas garderobës së Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit nuk ka aspak dëshirë që të njihet si një ikonë e modës.

Pavarësisht se më parë ishte Vogue ajo që publikoi fotot perfekte të fejesës së saj, tashmë Kate nuk dëshiron më të pozojë për të. Sipas burimeve të një punonjësi të oborrit mbretëror, Princ William sëbashku me Kate-n mendojnë se do të ishte e gabuar nëqoftëse ajo do të promovohej si një ikonë mode. Ky nuk është stili i jetës së tyre dhe nuk përputhet me detyrimet e tyre mbretërore.

Ky këndvështrim është për t’u vlerësuar, por fakti është se Middleton mbetet një ikonë e modës. Ajo mund të mos i ndjekë paradat e modës si motra e saj Pippa, por ajo duket qartë se është e interesuar ndaj modës dhe se ka një shije të mirë të stilit.

Dikur në ditët e saj, edhe Princeshë Diana ka pozuar për revista të modës, por mbase Middleton nuk dëshiron që të promovohet si e tillë që në fillim.

Por Kate dhe Will nuk janë të vetmit që mendojnë kështu, pasi edhe Mbretëresha Elizabeth është kundra idesë së paraqitjes në Vogue.

“Kate është mjaft e vetëdijshme që gjyshja e saj e re mund ta qortojë nëse ajo shfaqet në kopertinën e Vogue. Ajo do të ishte totalisht e pakënaqur dhe Shkëlqesia e saj është një gjeni i vërtetë për t’i bërë njerëzit të ndihen keq vetëm me një vështrim,” kanë treguar burimet nga oborri mbretëror. (LajmeShqip.com)