Nëse jeni tip nevrastenik, mos u shkurajoni! Vetëm në Shtetët e Bashkuara të Amerikës nevrastenikët arrijnë në 18 milionë.
Nevrastenikët që kanë arritur të fitojnë në luftën kundër paqëndrueshmërisë së tyre emocionale me një forcë vullneti e vetëkontrolli, ka bërë që në jetën e tyre të arrijnë një mirëqenie materiale dhe morale. Nëse nuk je i/e sigurtë për ekzistencën e kësaj sëmundjeje në personalitetin tuaj, ja tek po ju sjellim disa pyetje që do t’ju bëjnë të zhdukni çdo dyshim:
1. Je shumë i ndjeshëm, shumë i prekshëm dhe shumë i druajtur?
2. Ndjen mërzi kur je i rrethuar nga shumë njerëz apo kur gjendesh vetëm?
3. Skuqesh lehtë? Belbëzon?
4. Provon druajtje po të shfaqesh në publik dhe të paraqitesh tek eprorët e tu?
5. Shqetësohesh për ato që të tjerët mendojnë për ty?
6. Je xheloz dhe dyshues?
7. Je cinik apo kokëfortë?
8. E pranon me vështirësi miqësinë tënde? A di t’i ruash miqtë?
9. Të mungon besimi në vetvete?
10. E ndryshon shpesh humorin pa arsye të dukshme? Je apatik dhe pa ambicie? (LajmeShqip.com)
Saturday, 09 June 2012 07:30 