Tiranë – Rritet fluksi i emigrantëve shqiptarë, që kthehe mbingarkuar, për shkak të dyndjes, jo vetëm të emigrantëve që kthehen në atdhe, por edhe të mjaft qytetarëve, të cilët udhëtojnë drejt Greqisë.
Në 24 orët e fundit nga Kapshtica kanë hyrë 2.800 persona me 650 mjete dhe kanë dalë rreth 2400 persona. Për të përballuar fluksin, dogana shqiptare ka hapur 4 sportele në hyrje dhe tre të tillë në dalje, ndërsa pala greke ka punuar me tre sportele. Ritmet e punës për përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe qytetarëve në të dyja anët e kufirit kanë qenë të larta,çfarë ka shmangur rradhët e gjata dhe pritjet.
Gjatë kësaj jave, nga pika doganore e Kapshticës kanë hyrë mbi 10 mijë emigrantë, të cilët kthehen pranë familjeve të tyre me rastin e Festës së Pashkës.
Sipas policisë kufitare, fluksi pritet të jetë i lartë edhe gjatë fundjavës. Drejtuesit e policisë kufitare bëjnë të ditur se në varësi të fluksit të lëvizjeve do të shtojnë edhe numurin e sporteleve, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga pala greke.
Friday, 22 April 2011 15:49