Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 15:43

Pas një vere të ngjeshur me koncerte e aktivitete muzikore, reperi Kapital T ka vendosur t’i kushtojë pak kohë vetes.

Ai ka zgjedhur ishullin grek Mykonos për të kaluar disa ditë pushimi, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi të publikuara nga vetë reperi, krah tij shihet një vajzë, e cila është e panjohur për publikun.

Nuk dihet se cili është raporti i tyre por nga shprehja e fytyrës duket se Kapo ia kalon mjaft mirë në shoqërinë e saj.

Ndryshe “Qka don ajo” është projekti më i fundit muzikor i rep artistit, të cilin e solli në bashkëpunim me G Fatal.