Durrës – Forcat e policisë kanë arrestuar sot në orët e para të ditës autorin e vrasjes së dyfishtë në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”.
Burimet e policisë, të cilat nuk bëjnë ende me dije emrin e të arrestuarit, thanë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00, kur mbi një automjet ku udhëtonin katër të rinj u qëllua me breshëri arme automatike.
“Viktimat janë të gjithë banorë të Shijakut. Maringlen Abdullai, 20 vjeç dhe Blerim Kërtalli, 23 vjeç, humbën jetën menjëherë pas të shtënave me armë, ndërsa kanë mbetur të plagosur Altin Avdyli, 28 vjeç dhe Altin Brahimaj, 32 vjeç. Të plagosurit u trasportuan menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit”, thanë burimet, sipas të cilave, gjëndja e tyre shëndetesore vazhdon të jetë e rëndë.
Burimet e policisë konfirmuan se autori i masakrës, emri i të cilit do të bëhet i ditur pas pak orësh, në momentin e arrestimit kishte me vehte edhe armën e krimit.
Thursday, 26 May 2011 09:33