Romë – Ambra Angiolini është fotografuar ndersa shkëmbente përkëdheli të nxehta me Pier Giorgio Bellocchio.
Në të përjavshmen italiane “Chi”, në kopertinën e saj është publikuar një foto në të cilën tregohet se ish-vajza e përkëdhelur e ekraneve italiane është duke u puthur me një mashkull tjetër dhe pikërisht me aktorin Pier Giorgio Bellocchio, i cili është i biri i regjisorit të njohur italian Marco Bellocchio.
Shkrimi, përveç fotos, tregon edhe se si protagonistja e ngjarjes, Ambra, i ka kërkuar me insistim drejtorit të revistës që të mos e botojë foton.
Ky episod vjen pikërisht pas deklaratave për një martesë të Angiolinit me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin ajo bashkëjeton prej disa vitesh dhe kanë edhe dy fëmijë.
Thursday, 17 March 2011 08:49