Paraditen e sotme, policia kufitare e doganës së Vermicës ka arritur të kap një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije.
Mësohet se shqiptari kishte fshehur në autobusin me të cilin po udhëtonte një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas ligjit, shtetasit që hyjnë në doganën e Kosovës duhet të deklarojnë vlerën monetare mbi 10 mijë euro.
“Nisur nga fakti që personi nuk ka deklaruar vlerën monetare konform ligjit, dogana e ka gjobitur shtetasin me 12.500 euro”, thuhet në njoftimin e doganës.
Kurse pjesa tjetër e sasisë monetare , pra 37 500 euro u konsfikua nga policia pasi shtetasi shqiptar nuk kishte fakte për prejardhjen e parave.
Sunday, 16 February 2014 18:09