Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin e një vjedhjeje të rëndë të ndodhur më 9 tetor në fshatin Manastirc.
Siç bën të ditur policia , D.M. 18 vjeçar , kishte hyrë në një shtëpi dhe nga aty kishte vjedhur kasafortën e metaltë në të cilën ka pasur 24 mijë euro e 3oo euro dhe stoli ari në vlerë pre 6 mijë euro.
Sipas policisë pas intervistimit ,i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën e kryer ,si dhe janë gjetur dhe kthyer pronarit sasia e stolive të arit si dhe shuma e parave të vjedhura,nga të cilat kanë munguar 3.600 euro.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 24 orëve dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj, transmeton Klan Kosova.
Thursday, 15 October 2015 14:05