Tripoli – Agjencitë e lajmeve raportojnë për pesë serbë të arrestuar në Libi, për të cilët dyshohet se janë snajperistë që kanë luftuar për Gaddafin.
Kryengritësit libianë kanë deklaruar se i kanë arrestuar “pesë serbë të cilët thonë se janë punëtorë të ndërtimtarisë”. Por, kryengritësit kanë thënë se mendojnë që ata janë snajperistë pro-Gaddafi. “Ata janë të sigurt dhe brenda aeroportit ndërkombëtar”, ka thënë njëri prej kryengritësve, Ahmed Mehdi, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.
Përfaqësuesi i kryengritësve ka thënë se kryengritësit po e sigurojnë rrugën që çon drejt aeroportit, dhe e cila për momentin kontrollohet nga ta, por po sulmohet nga forcat e Gaddafit.
Edhe më herët është raportuar se ka mercenarë serbë që kanë shkuar për të luftuar për regjimin diktatorial të Gaddafit.
Thursday, 25 August 2011 12:44