Megjithëse shumë femra mendojnë se gjatë dimrit nuk ka vend për modën, për arsye se duhet të vishen sa më trashë për të mos patur ftohtë, mendojmë se ka disa mënyra për të qenë trendi edhe gjatë këtyre muajve.
Gjëja kryesore është zgjedhja e aksesorëve të duhur. Një kapele e bukur mund të ndryshojë plotësisht stilin tuaj, duke e transformuar atë në një stil klasik dhe shumë modern.
Ndërkohë që në disa vënde të botës kapelja është një aksesor i këndshëm, në vende të tjera ajo është e domosdoshme pikërisht për atëherë kur temperaturat janë të ulta.
Prandaj, çdo femër duhet të pyesë veten se çfarë tip kapeleje do t’i pëlqente, që jo vetëm ta mbante ngorhtë, por edhe të dukej njëkohësisht moderne.
Për këtë qëllim, ne ju sygjerojmë disa kapele të ngrohta, por që do të ndryshonin lukun tuaj rrënjësisht.
(LajmeShqip.com)
Saturday, 17 December 2011 14:00 



