Radhës së gjatë të komentimeve rreth “zogut” të Tunës, së fundmi i është bashkangjitur edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Prishtinën, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se ka mendim pozitiv për këngëtaren dhe se ajo është atraktive. Tahiri gjatë emisionit “Express” të KTV-së, ka thënë se ka këngë të Tunës që atë e bëjnë të ndjehet mirë.
“A ka shqiptarë që se njeh Tunën dhe zogun e saj. Unë kam mendim pozitiv për të, është tepër këngëtare atraktive, është ambicioze dhe ka shumë këngë të saj që na bëjnë të ndihem mirë. Zogu po bënë një punë të mirë”, ka thënë Tahiri.
Madje Tahiri ka lënë të kuptohet se ka njohuri për zogjtë duke thënë se në Afrikë sidomos ka lloj lloj zogjsh. E Tuna, për Besnik Tahirin është “një zog i mirë, por ka edhe më të mirë”.Ai ndër të tjera, përpos që ka lavdëruar ‘zogun’ e Tunës, ka thënë se ka edhe më mirë se zogu i saj.
“Ka lloj-lloj zogjsh, që janë në Afrikë dhe në të gjithë kontinentin. Është i mirë, mirëpo ka edhe më të mirë. E mira s’ka skaj”, ka thënë ai.
|
|
Thursday, 11 July 2013 00:02 25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30