Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 09:14

Kandahar – Mbi 740 të burgosur kanë ikur nga burgu kryesor në provincën jugore administrative, përmes një tuneli të groposur nga bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë.

Sipas një pjese të mediave perëndimore, policia ka ndërmarrë operacion për gjetjen e tyre dhe deri më tani ka arrestuar tetë persona.

Tuneli i gjatë 350 metra i groposur nga rrethoja e jashtme deri te qelia në krahun politik të burgut. Qindra talebanë kanë arritur të arratisen nga burgu, konfirmoi zëdhënësi i guvernatorit i provincës Zalmaj Ajubi.

Burgu, i konsideruar si një nga më të siguruarit në vend, ndodhet në rrethinën e qytetit Kandahar dhe në te vuajnë dënimin me burgim rebelë, por edhe kryengritës.

Zëdhënësi i talebanëve Jusuf Ahmadi përmes telefonit e ndërmori përgjegjësinë për arratisjen dhe tha se 541 të burgosur kanë arritur të ikin nga burgu përmes tunelit, të cilin e kanë groposur me muaj të tërë. Tuneli ka përfunduar mbrëmë dhe të burgosurit kanë arritur të ikin në kohëzgjatje prej katër orë e gjysmë. Ai bëri të ditur se pastaj muxhahedinët kanë organizuar transport për ata dhe janë dërguar deri në vende të sigurta. Prej tyre, 106 kanë qenë komandantë, ndërsa të tjerët luftëtarë të rregullt.