Çikago- Kryeministri britanik, David Kameron paralajmëroi Greqine se zgjedhjet reja të 17 qershorit duhet të jenë një votë për qëndrimin ose jo në Eurozonë. Nëse nuk jepet mesazh i qarte nga keto zgjedhje kjo mund të jetë shkatrrimtare per ekonominë botërore.
Këto deklarime të Kameron bëhen nga Amerika ku ai po merr pjesë në samitin e NATO-s e më parë në atë të G8-ës. “Ne duhet t’i dergojme nje mesazh të qartë popullit grek. Alternative është aty ose votoni për të qëndruar ne euro bashke me tere angazhimet qe kani marre, ose nese votoni ndryshe, efektivisht po votoni per tu larguar nga euro”, tha Kameron, që mesa kuptohet në unison edhe me udhëheqës të tjetrë evropianë dhe botërorë, kërkon një moment qartësie dhe vendosmërie për eurozonën.
Më heret ka qënë udhëheqësi britanik që ka sugjeruar që Greqia duhet të dale nga eurozona dhe t’i rikthehet dhrahmisë. Por mesa duket ky është shansi i dytë dhe i fundit, që udhëheqësit më me influencë në botë, duan t’i japin Athinës.
Tuesday, 22 May 2012 12:26