Kamenicë – Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, sot rreth orës 10 e 30, kanë ndërmarrë një aksion për heqjen e flamujve shtetërorë të Kosovës nga shtyllat elektrike ku ishin vendosur dite me pare nga Komuna.
Flamuri i Kosovës ishte vendosur krahas atij kombëtar për ditën e çlirimit të Kamenicës që festohet të hënën me 18 qershor me aktivitete të ndryshme.
Gjate aksionit të Vetëvendosjes nuk është parë asnjë polic i Kosovës ta ketë penguar këtë aktivitet, transmeton portali KosovaTimes.
Ndërsa, Ahmet Ibrahimi i ka thënë ‘radios Premiera’, të Kamenicës se aksioni për heqjen e flamujve shtetëror është qëndrim i Qendrës së Vetëvendosjes, për shkak se sipas tij, nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
“Gjatë heqjes së katër, pesë flamujve të fundit ka ndërhy Policia. Kanë qenë disa shtyrje mes policëve dhe aktivistëve tanë, por jo diçka serioze”, ka thënë Ibrahimi.. (LajmeShqip.com)
Sunday, 17 June 2012 18:58